Laser CO2 · Ferizaj · gjithë Kosova

Prerje dhe gravim
me laser CO2
në dru, akrilik dhe lëkurë

Prerje dhe gravim precize me laser për dhurata të personalizuara, gravim fotosh në dru, ftesa dasme, kuti, tabela dhe logo në plexiglas. Detaje të imëta deri në 0.1mm - nga 1 copë deri në seri.

0.1mm
Detaje të imëta
24h
Ofertë brenda
2-5 ditë
Afati i prodhimit
Prerje dhe gravim me laser - FoxShop
Hib Petrol Super Viva Golden Eagle Frutex Endriti EEA Exclusive Group Swiss Metal Metali i Ri SIPS Bar SharrTurist Shpejtimi Fjolla Medika American Color Steak House Ferizaj L'Atelier du Sourcil - Paris Babo Candy Vesa Travel W3 Corporation Udinese Caffe Sela Barbershop Mid Gaming Washington Residence Lavdia Couture Home Chapter Prima Dent Cultr. Egoplast Morina Travel Book World Auto Shkolla Kema Bardhi Dent Ajkune Dream Travel Vector Travel Nisi Reisen U Travel Agency Nik's Roofing LLC Trimi Pharm My Way Caffe BK Taverna Hib Petrol Super Viva Golden Eagle Frutex Endriti EEA Exclusive Group Swiss Metal Metali i Ri SIPS Bar SharrTurist Shpejtimi Fjolla Medika American Color Steak House Ferizaj L'Atelier du Sourcil - Paris Babo Candy Vesa Travel W3 Corporation Udinese Caffe Sela Barbershop Mid Gaming Washington Residence Lavdia Couture Home Chapter Prima Dent Cultr. Egoplast Morina Travel Book World Auto Shkolla Kema Bardhi Dent Ajkune Dream Travel Vector Travel Nisi Reisen U Travel Agency Nik's Roofing LLC Trimi Pharm My Way Caffe BK Taverna
01 — Punët tona

Punime me laser

Foto të gdhendura në dru, kuti dhuratash, gravime në plexiglas dhe dekor - të gjitha të prera dhe graviruara në studion tonë.
Foto e gdhendur në dru | FoxShop
Laser
Foto e gdhendur në dru
Kuti dhuratash personalizuese | FoxShop
Laser
Kuti dhuratash personalizuese
Plexiglass Gravime | FoxShop
Laser
Plexiglass Gravime
02 — Procesi

Si funksionon një porosi me laser

Nga dizajni deri te dorëzimi - 5 hapa të thjeshtë.

01

Dizajni ose fotoja

Na dërgoni dizajnin (SVG, AI, PDF) ose foton që doni ta gravoni - e përgatisim ne për laser.

02

Oferta

Brenda 24 orësh: materiali, dimensionet, afati dhe çmimi fiks.

03

Prerja / gravimi

Laser CO2 për prerje dhe gravim në dru, akrilik, lëkurë, karton dhe MDF.

04

Finalizimi

Pastrim, llakim ose montim sipas produktit. Kontroll cilësie para paketimit.

05

Dorëzimi

Marrje në studio në Ferizaj ose dorëzim me kurier në gjithë Kosovën dhe diasporë.

Si funksionon

Dërgo foton ose dizajnin sot. Nesër e ke çmimin.

Dhurata, ftesa, tabela apo seri për biznes - një mesazh mjafton që të marrësh ofertën.

24h
ofertë + çmim fiks
1Ti dërgon

Foton ose dizajnin

SVG, AI, PDF, JPG - në Viber, email ose formular. Edhe një ide me fjalë mjafton.

2Ne kthejmë

Ofertën me çmim fiks

Materiali, dimensionet, afati dhe çmimi final brenda 24 orësh.

3Ti vendos

Pa surpriza

Oferta është falas dhe pa detyrim. Nëse po - gravimi nis menjëherë.

03 — FAQ

Pyetje të shpeshta për prerjen dhe gravimin me laser

Nëse pyetja juaj nuk është këtu, na shkruani në Viber.

Pyete në Viber

Çfarë materialesh mund të gravoni ose prisni me laser?

Dru (kompensatë, lis, ahu, MDF), akrilik/plexiglas, lëkurë, karton, letër, fellt, gome dhe disa plastika. Nuk gravojmë metal të pastër (për metal ofrojmë CNC).

A mund të gravoni një foto në dru?

Po - është një nga shërbimet më të kërkuara. Fotot gravohen me detaje të imëta në kompensatë ose dru natyral, ideale për dhurata, dasma dhe përvjetorë. Dërgoni foton me rezolucion të mirë.

Sa kushton gravimi me laser?

Gravimet e vogla (p.sh. emër në dhuratë) fillojnë nga 5-10€. Punimet më të mëdha llogariten sipas sipërfaqes, materialit dhe sasisë. Oferta është falas brenda 24 orësh.

A bëni ftesa dasme dhe kuti me laser?

Po. Ftesa dasme/fejese nga druri ose akriliku, kuti dhuratash me gravim, etiketa, numra tavolinash dhe dekor për evente - me dizajn tuajin ose tonin.

Cila është trashësia maksimale e prerjes?

Dru/kompensatë deri në 10mm, akrilik deri në 10mm, MDF deri në 8mm. Për trashësi më të mëdha përdorim CNC router.

Sa zgjat prodhimi?

Punime të vogla 1-3 ditë, seri dhe punime komplekse 3-7 ditë pune. Për urgjenca na kontaktoni.

A punoni me sasi të vogla ose vetëm 1 copë?

Po. Nga 1 dhuratë e personalizuar deri në seri për biznese, dasma dhe evente.

A dorëzoni jashtë Ferizajt?

Po. Dorëzojmë me kurier në gjithë Kosovën (Prishtinë, Gjilan, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë), Shqipëri, Maqedoni dhe diasporë.

04 — Shërbimet

Çfarë prodhojmë me laser

Dhurata, dekor, tabela dhe elemente për biznese - me detaje të imëta.

Gravim fotosh në dru

Portrete, foto familjare dhe momente të gravuara në kompensatë ose dru natyral.

Dhurata të personalizuara

Korniza, çakmakë, mbajtëse çelësash, stilolapsa, kuti - me emër, datë ose mesazh.

Ftesa dasme & evente

Ftesa nga druri/akriliku, numra tavolinash, etiketa dhe dekor për dasma e fejesa.

Kuti & paketime

Kuti dhuratash, kuti unazash dhe paketime me gravim logoje për biznese.

Plexiglas & akrilik

Logo, tabela, llamba LED me gravim dhe ekspozues nga akriliku.

Etiketa & sinjalistikë

Etiketa produkti, tabela zyrash, numra dhe shenja orientuese.

Dekor & puzzle

Dekoracione për shtëpi, harta, puzzle dhe lodra edukative nga druri.

Dorëzim

Në gjithë Kosovën dhe diasporë, të paketuara me kujdes.

05 — Kontakt

Kërko ofertë për laser

Dërgoni foton ose dizajnin, materialin dhe sasinë - ju kthejmë ofertë brenda 24 orësh.

Telefon+383 49 422 317 ViberDërgo foton në Viber Email[email protected]
StudioRr. Brahim Ademi, Ferizaj
OrariE hënë - E shtunë, 09:00-18:00

Oferta është falas. Përgjigjemi brenda 24 orësh.