Prerje dhe gravirim me CNC router.
Saktësi industriale për dru, MDF, plastikë dhe materiale komposite. Nga panele dekorative deri te logo biznesi të graviruara në thellësi.
Shkronja 3D me LED, tabela, neon dhe lightbox për biznese; prerje CNC dhe laser; produkte të personalizuara nga druri. Ofertë falas brenda 24 orësh.
Bashkëpunojmë me biznese në Kosovë për reklama, shenja, harta 3D dhe produkte të dedikuara sipas specifikave të secilit klient.
Që nga viti 2023, mbi 250 biznese kanë vënë emrin e tyre në duart tona.
Makineri profesionale dhe ekip i specializuar për të garantuar saktësi dhe konsistencë në çdo porosi.
Saktësi industriale për dru, MDF, plastikë dhe materiale komposite. Nga panele dekorative deri te logo biznesi të graviruara në thellësi.
Prerje precize të figurave dhe formave të imëta në dru, akrilik dhe lëkurë me laser CO2 - tolerancë deri në 0.1mm.
Shkronja vëllimore akrilike me LED, bending në alumin, tabela për fasadë dhe recepsion. Dizajn, prodhim dhe montim me ekipin tonë.
Printim me transfer të nxehtësisë në gota, çakmakë, t-shirts, jastëkë dhe produkte të tjera personale.
Dimensione, dizajn ose material që s'është në katalog - na dërgoni idenë dhe merrni ofertë.
Nga kërkesa deri te dorëzimi - hapa të qartë, afate të sakta.
Na shkruan në Viber, email ose përmes formularit. Bashkëngjit foto ose skicë nëse ke.
Të dërgojmë vizualizim dixhital të punimit, materialet e propozuara dhe çmimin final.
CNC ose laser zë punën. Çdo detaj kontrollohet para se të kalojë në finalizim.
Dorëzim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe diasporë (Zvicër, Gjermani, Austri, Belgjikë, SHBA).
FoxShop është kompani prodhuese me seli në Ferizaj, e specializuar në reklama 3D, prerje me CNC router, prerje druri me laser CO2 dhe sublimim. Çdo produkt prerohet, lyhet dhe finalizohet brenda kompanisë.
Punojmë me biznese, agjenci reklamuese, arkitektë dhe klientë privatë në gjithë Kosovën dhe rajonin. Dorëzojmë në Kosovë · Shqipëri · Maqedoni · Zvicër · Gjermani · Austri · Belgjikë · SHBA.
"Kemi porositur shkronja 3D për fasadën e biznesit tonë. Cilësi e shkëlqyer, dorëzim në kohë dhe komunikim profesional gjatë gjithë procesit."
Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani në Viber - përgjigjemi shpejt në orarin e punës.
Pyete në ViberVarësisht nga lloji dhe sasia, porositë e zakonshme dorëzohen brenda 2-7 ditë pune. Për porosi më të mëdha ose komplekse (shkronja 3D, harta), kërkohet 7-14 ditë.
Po. Dorëzojmë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni me kurier lokal. Për diasporën dorëzojmë gjithashtu në Zvicër, Gjermani, Austri, Belgjikë dhe SHBA.
Sigurisht. Dërgo dizajnin tënd në formatin PDF, AI, SVG, JPG ose edhe një skicë me dorë në Viber/email. Ne e përgatisim për prodhim falas.
Çmimi minimal i porosisë është 25€. Hartat 3D fillojnë nga 350€, ndërsa reklamat dhe shkronjat 3D bëhen me ofertë sipas projektit dhe kërkesës.
Po. Nëse nuk ke ide të qartë, ekipi ynë mund të krijojë dizajn nga e para sipas kërkesës dhe stilit tënd. Ofrojmë mock-up vizual para prodhimit.
Sigurisht. Vizitat bëhen me termin paraprak në adresën Rr. Brahim Ademi, Ferizaj. Na shkruani në Viber për të caktuar një takim.
Mund të paguani me para në dorë në dorëzim, transfer bankar, ose përmes platformave online. Për porositë e mëdha kërkohet 50% paradhënie.
Po. Të gjitha punimet kanë garanci 12-mujore për defekte në materiale ose prodhim. Garancia nuk mbulon dëmtime nga përdorimi i gabuar.
Dërgoni idenë, dimensionet ose logon - ju kthejmë ofertë brenda 24 orësh. Konsultimi është falas.